Taravari: Gjysmën e votave të PDSH-së e ka Azemi, PDSH-ja pa të i ka vetëm tre mijë vota

Taravari: Gjysmën e votave të PDSH-së e ka Azemi, PDSH-ja pa të i ka vetëm tre mijë vota

Sekretari general i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një prononcim të tijin ka folur për kalimin e kreut të Studeniçanit në rradhët e ASH-së. Taravari deklaroi se janë në bisedime me Sadikin, por tha se asgjë nuk është e konkretizuar.

Taravari shtoi se nëse Sadiki dëshiron të kalojë në ASH, është i mirëserardhur, njofton Shkupinfo.

“Nuk ka asgjë definitive, por zotri Sadiku është i mirëseardhur. Më PDSH-ja nuk ekziston, PDSH-ja e ka një deputet, ztr. Mendu Thaçin dhe një këshilltarë, djalin e Thaçit. Në nivel republikan gjithësej ka sa ne kemi në Çegran, Çajle dhe Forinë”, deklaroi Taravari.

Pohoi se Sadiki është një nga figurat më të rëndësishme në Karshiakë, që ka fituar disa mandate në komunë dhe që i ka siguruar gjysmat e votave të PDSH-së.

“Nëse nuk gaboj, pa Azem Sadikin PDSH-ja ka tre mijë vota, kështu që nuk mund t’i thuhet më as parti. Azem Sadiki është një personalitet që atje, në Karshiakë fiton tre apo katër herë komunën. Ka një strukturë të shkëlqyeshme që gjysmën e votave të PDSH-së i ka në Studeniçan”, deklaroi Taravari.

Nuk e mohoi se janë në kontakt me Sadikin për një kalim të mundëshëm në ASH.

 

MAQEDONI