Publikohen dokumente: Ja si Abazi dhe BDI-ja i “vodhën” qytetarët e Studeniçanit

Publikohen dokumente: Ja si Abazi dhe BDI-ja i “vodhën” qytetarët e Studeniçanit

Azem Sadiki, kandidat për komunën e Studeniçanit nëpërmes rrjetit social “Facebook”, ka denoncuar disa keqpërdorime të cilat i ka bërë Ejup Abazi, kandidat i BDI-së për komunën e Studeniçanit në periudhën kur BDI-ja ka menaxhuar me komunën e Studeniçanit.

Sipas Sadikit, në atë periudhë, Abazi ka qenë kryetar Komisionit për furnizime publike. Sadiki shkruan se Abazi për servisim të veturës VË Golf ka shpenzuar 5.000 euro. Gjithnjë sipas Sadikit, ky servisim nuk mund të kushtojë më shtrejtë se 2.000 euro.

“Ejup Abazi, Muhamed Ramadani dhe Fati Iseni janë treshja që më së shumti kanë bërë zullum në historinë e komunës tonë. Ky i pari që tani është kandidat ka qenë kryetar i Komisionit për furnizime publike per të gjitha kontratat e dëmshme. Njërën nga to po ju publikojmë. Për veturën zyrtare golf4 që kushton 2000 euro kanë bërë servisimin e saj 5000 euro për një vit! Kurse Muhamed Ramadani për 8 vjet drejtor i NPK Studeniçani nuk arriti një fshisë të siguroj! Nuk meritoni as emrat me ju a përmendë.Muhamet Ramadani lirishtë bëre atë që e deklaron gjithkah: Edhe me shejtanin do të bejmë koalicion vetëm ta rrëzojmë Azemin. Mbane shejtanin”, ka shkruar Sadiki

MAQEDONI