Sadiki: Kemi punuar me ndershmëri, në mandatin e ri kemi projekte konkrete

Sadiki: Kemi punuar me ndershmëri, në mandatin e ri kemi projekte konkrete

Në vigjilje të zgjedhjeve lokale, Partia Demokratike Shqiptare sonte me karavanin e sajë është ndalur në Studeniçan ku para më shumë se 700 personave që morrën pjesë në tubim Azem Sadiki kreu actual I kësaj komune ka prezantuar planet dhe projektet për katër vjeçarin e ardhëshëm.

Sadiki para banorëve entuziast, fjalimin e tij e nisi duke numëruar shumë projekte të realizuara dhe më pas numëroi edhe projektet të cilat tha se do t’I nisë menjëherë sapo të marrë mandatin.

“Prej se jam në krye të pushtetit lokal, jam munduar që të punojë me nderë dhe kam krijuar shumë miq nga vendi dhe nga rajoni, shembull konkret e kemi kryetarin e komunës Altinova, që është present sonte ktu. Jemi munduar ta përmirësojmë jetën e qytetarëve dhe atë do të vazhdojmë ta bëjmë”, tha Sadiki.

Shtoi se rrjeti i ujësjellësit në Kolican të poshtëm, asfaltimi i rrugës lokale kryesore që lidh moranën me rrugën regjionale dhe asfaltimi i rrugës 5 në studeniçan janë vetëm disa nga projektet, për të cilat komuna ka marrë dritë jeshile dhe pritet të ndërtohen menjëherë, me të hyrë në komunë.

“Ndërtimin e rrugës së re nga qendra e fshatit Moranë deri në dalje, në rrugë regjionale 1.5 kilometra. Me mjete të siguruara nga TAV Maqedoni, do ta ndërtojmë ujësjellësin në Fshatin Koliçan. Do të vazhdojmë me ndërtimin e rrugëve lokale nëpër vendbanimet më të mëdhaja të Studeniçanit”, deklaroi para të pranishmëve Sadiki.

Kujtojmë, Azem Sadiki garon për mandatin e tretë kundër Ejup Abazit nga BDI-ja dhe Fatmir Ejupit nga ASH-AAA. Në një anketë të realizuar të publikuar gjatë ditës, kandidati I PDSH-së ishte në avantazh të theksuar kundër dy kundër kandidatëve.

Në tubim morri pjesë edhe kreu i partisë, Menduh Thaçi dhe kryetari i komunës Altinova nga Turqia.

 

MAQEDONI