Anketa/ Sadiki i pari në Studeniçan, Abazi dhe Ejupi e ndjekin nga prapa!

Anketa/ Sadiki i pari në Studeniçan, Abazi dhe Ejupi e ndjekin nga prapa!

Punët e suksesshme, realizimi i premtimeve dhe mbajtja e fjalës po japin rezultatet e dëshiruara në Studeniçan, pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Në këtë komunë Partia Demokratike Shqiptare është në avantazh kundër partive tjera që janë në garë.

Në një matje të bërë së fundmi për zgjedhjet e 17 tetorit nga “Source” rezulton se Azem Sadikin e duan edhe për një mandat 35.7% e qytetarëve.Sipas të dhënave 12.20% e qytetarëve nuk kanë pranuar të përgjigjen dhe 11.6% e kanë deklaruar se janë të pa përcaktuar.

Pas Azem Sadikit renditet kandidati i BDI-së me 23.6% kurse kandidati i ASH-AAA-së ka arritur të marrë 16.9%. Anketa është zhvilluar në periudhën nga 2 tetori 2021 deri më 10 tetor 2021. Margjina e gabimit të kësaj ankete është 1.5% – 2%.

MAQEDONI