Smilevski opsioni më i mirë për Butelin dhe bizneset e kësaj ane!!

Smilevski opsioni më i mirë për Butelin dhe bizneset e kësaj ane!!

Kryetari aktual i Butelit, Velimir Smilevski i cili garon për mandatin e dytë në këtë komunë, thuhet se është zgjidhja më e mirë për Butelin.

Pas zv.ministrit Hasani në mbështetje të Smilevskit ka ardhur edhe zv.kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytiqi.

Në një shkrim në FB Bytiqi ka thënë se Smilevski është zgjidhja më e mirë për banorët dhe bizneset lokale në këtë pjesë të qytetit.

“Bizneset lokale, familjare do ta kenë zërin e tyre në Butel. Mbrëmë bashkë me kryetarin e komunës Velimir Smilevski takuam disa iznesmenë dhe vizituam ca kapacitete prodhuese. Komuna e Butelit do të formojë Klubin e biznesit përmes të cilit do përfaqësohen. Kështu ndërtohet uniteti, barazia dhe drejtësia për të gjithë”, ka shkruar Bytiqi.

Ai së fundmi ka promovuar disa punë të realizuara, asfalim dhe kocka bekatoni.

MAQEDONI